Nora Gjakova e dyta në Budapest

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Në tjetër medalje e argjendtë është fituar sot nga ekipi i xhudos në Grand Prixin e Budapestit të Hungarisë.

Pas vendit të pestë të Majlinda Kelmendit (-52 kilogramë), medaljes së argjendtë të Distria Krasniqit (-48 kilogramë), edhe Nora Gjakova ka fituar të argjendtën.

Medalistja e argjendtë nga Lojërat Evropiane Minsk 2019, nuk arriti të kalojë në finale kampionen Olimpike Rio 2016, brazilianen, Rafaela Silva, kategoria -57 kilogramë.

Nora fitoi 490 pikë Olimpike për Tokio 2020.

Nesër garon Akil Gjakova, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme