Nora Gjakova ndeshet sot, kundërshtaret i kishte mundur një herë

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 01:09 | Nga

Pas Majlinda Kelmendit është koha që Nora Gjakova të lërë gjurmë në Rio 2016.

Xhudistja nga Kosova do të përballet sot, nga ora 15:07, me Amaris Yadynis.

Në të kaluarën Gjakova ka fituar ndaj kolumbianes dhe konsiderohet favorite në këtë përballje.

Në rast të fitores ndaj Yadynisit, xhudistja pejane do të ndeshet me rumunen Corina Caprioriu. Edhe këtë e ka mposhtur në Lojërat Evropiane në çerekfinale në Baku.

Trajneri Toni Kuka më herët ka thënë se Nora ka pësuar një lëndim të vogël, por të shpresojmë që kjo mos të ndikojë në përballjet e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme