Norwich i jep përkrahje Rashicës para ndeshjes me Spanjën

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Kosova dhe Spanja do të përballen me njëra tjetrën sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Tashmë janë publikuar formacionet startuese të kësaj ndeshje, teksa Milot Rashica do të luajë përkrah Vedat Muriqit në sulm.

Ishte klubi i Rashicës, Norwich City që i dha përkrahje futbollistit të tyre.

“Rashica starton ndaj Spanjës. Përpara Milot”, shkroi klubi anglez në profilin e tyre në Twitter.

Të ngjashme