Norwichi i Rashicës fiton përballë Southamptonit të Brojës

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Norwich ka shënuar fitoren e dytë sezonale në Premierligë, pasi mposhtën Southamptonin me rezultat të ngushtë 2:1.

Ishin mysafirët që kaluan në epërsi të parët përmes Adams në minutën e katërt, shkruan Gazeta Express.

Por e shpejtë ishte kundërpërgjigjja e vendasve që barazuan tre minuta më vonë përmes Pukkit.

Goli i fitores për Norwichin erdhi në minutën e 70-të kur shënoi Hanley.

Rashica luajti 90 minuta në këtë ndeshje, kurse Armando Broja hyri në fushë në minutën e 57-të.

Me këtë fitore, Norwich shkon në kuotën e tetë pikëve në vendin e parafundit/

Në anën tjetër, Southampton mbetet i 13-ti me 14 pikë. 

Të ngjashme