Notarët kosovarë dëshpërojnë në Lojërat Mesdhetare

Prishtinë | 04 Kor 2022 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Notarët kosovarë kanë dëshpëruar në Lojërat Mesdhetare sot.

Alush Telaku ka përfunduar në vendin e fundit nga gjashtë garues sa ishin pjesë e disiplinës 200 metra delfin.

Ai e mbylli garën për kohën 2 minuta, 13 sekonda dhe 84 të qindrat, 15 sekonda e 35 të qindtat prapa vendit të parë, i cili i takoi italianit Antonino Faraci.

E eksperiencë të njëjtë sot pati edhe notarja Vanesa Beka, e cila e mbylli garën në vendin e fundit në disiplinën bretkosë.

Ajo arriti në cak për kohën 37,14 sekonda, 6 sekonda prapa lideres italiane, Lisa Angiolini nga pesë notare sa i pati kjo garë.

Të ngjashme