Notarja Zhdrella, viktima e fundit e lakmisë së zyrtarëve të federatave për të shëtitur botën

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Melisa Zhdrella është e vetmja prej pesë sportistëve sa do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike për të Rinj “Buenos Aires 2018”, që nuk do të ketë trajner, shkruan sot Koha Ditore.

Shkak që Zhdrella ka mbetur pa trajner në këtë garë janë problemet e brendshme brenda Federatës së Notit të Kosovës (FNK) dhe inati i zyrtarëve të saj me trajnerin e garueses, që është Enver Hajredini. Si arsyetim zyrtar për këtë skandal është dhënë “vonesa për akreditim të trajnerit”.

Natyrshëm, Zhdrellën në këtë garë është dashur ta udhëheqë Hajredini, meqë ai është trajner i saj dhe ai merret me të çdo ditë. Por nga FNK-ja është përzgjedhur që Zhdrellën ta udhëheqë Ardian Hamiti, trajner dhe i afërm i sekretarit të përgjithshëm, Astrit Haliti.

Kjo nuk është pranuar nga organizatori i Lojërave Olimpike për të Rinj, që janë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Olimpik i Argjentinës, pasi emri është dërguar me vonesë. Në të vërtetë, FNK-ja nuk bën përjashtim.

Garat si këto në vazhdimësi janë shfrytëzuar nga anëtarët e federatave sportive për të udhëtuar jashtë vendit. Në Lojërat Mesdhetare para pak javësh, disa sportistë janë udhëhequr nga kryetarët e federatave pa pasur asnjë ditë pune me ta

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme