Notat e lojtarëve: Maqedonia e Veriut 0-3 Holanda, Bardhi më i miri te skuadra ballkanase

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Holanda ishte bindëse në fitoren prej 3-0 ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e fundit grupore në kuadër të ‘Euro 2020’.

Tulipanët siguruan kualifikimin në 1/8 e finales me nëntë pikë nga tri fitore, derisa ekipi ballkanik u përshëndet nga Kampionati Evropian, ku mori pjesë për herë të parë.

Enis Bardhi ishte lojtari më i mirë te Maqedonia e Veriut, derisa notat më të larta në ndeshje kanë shkuar për Georginio Wijnaldum dhe Memphis Depay.

Vlerësimin më të ulët në takim e ka marrë anësori Aleksandar Trajkovski.

Në përmbledhjen e mëposhtme, SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve në ndeshjen Maqedonia e Veriut – Holanda.

Të ngjashme