Notat e lojtarëve: Suedia 3-2 Polonia, veçohet Forsberg

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Suedia arriti t’i shënojë tre gola, kurse Polonia vetëm dy në ndeshjen e fundit kualifikuese të Grupit E në kuadër të ‘Euro 2020’.

Në këtë mënyrë, skuadra skandinave arriti të kualifikohej në të tetën e finales si lider e grupit, ndërkohë që polakët u përshëndeten nga Evropiani i sivjetmë.

Golashënuesi i dyfishtë i suedezëve, Emil Forsberg, është vlerësuar me notën më të lartë te kjo skuadër dhe në përgjithësi në ndeshje, derisa te polakët u veçua Robert Lewandowski.

Notën më të ulët në këtë takim e ka marrë portieri i Polonisë, Wojciech Szczesny.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të futbollistëve që luajtën në ndeshjen ndërmjet Suedisë dhe Polonisë.

Të ngjashme