Nsoki nënshkruan kontratën e parë profesionale me PSG-në

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 15:56 | Nga

tanley Nsoki ka nënshkruar kontratë të re me kampionët e Ligue 1, pasi ka shënuar tri paraqitje në ekipin e parë nën urdhrat e Thomas Tuchel në këtë sezon.

Ekipi i Paris Saint-Germanit i kanë ofruar francezit kontratën e tij të parë profesionale pasi adoleshenti ka impresionuar në tri paraqitjet e para në fillim të këtij sezoni.

19-vjeçari i lindur në Poissy, doli nga akademia e klubit francez ndërsa kishte debutuar me ekipin e parë, në ndeshjen të cilën PSG e fitoi 3 me 1 kundër Caenit, në dhjetor të vitit 2017.

Mbrojtësi francez ka rënë dakord me klubin në një marrëveshje që e mban atë në “Parc des Princes” deri në vitin 2021.

PSG vazhdon të rritet si një nga superfuqitë më të mëdha në futbollin botëror dhe nëse mbrojtësi tregon paraqitje të mira mund të tërheqë vëmendjen edhe të ekipeve të mëdha evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme