Nuhiu: Gabuam në mesfushë

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Ardian Nuhiu pas duelit të humbur nga mitrovicasit të shtunën, ka thënë se skuadra e tij nuk ishte në nivelin e duhur, sidomos në pjesën e parë.

Ai e ka pranuar se mitrovicasit ishin të përgatitur shumë dhe se nuk lejuan shumë hapësira.

“Mendoj që në pjesën e parë nuk ka shkuar asgjë. Kishim gabime në mesfushë. Kundërshtari ishte përgatitur shumë dhe arriti të na ndëshkojë. Në pjesën e dytë ishim më kërkues. Luftuam shumë në pjesën e dytë dhe e ngushtuam rezultatin, por nuk arritëm ta barazojmë rezultatin”, ka deklaruar Nuhiu.

Drita nuk dinte për humbje në ligë që prej duelit kundër Ballkanit më 21 tetor të vitit të kaluar kur u mposht 2:0.

Ishte ndeshje e xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës, dhe ishte në seri prej 14 dueleve rresht pa humbje në elitën e futbollit kosovar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme