Reprezentuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka realizuar një gol në humbjen që Sheffield Wednesday e ka pësuar në udhëtim ndaj Swansea Cityt me rezultatin 2:1.
Nuhiu realizoi gol në minutën e 93-të, ndërsa u aktivizua nga minuta e 70-të. Për Nuhiun ishte goli i pestë këtë stinor në 36 ndeshje në të gjitha farat me Sheffieldin.
Ndeshja i takoi xhiros së 41-të të Kategorisë së Dytë të Anglisë.