“Nuk do e shisja Ronaldon as për 200 milionë euro”

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 17:34 | Nga Ekonomia Online


Mungesa e Cristiano Ronaldos ende vërehet në Real Madrid, dhe William Carvalho ka thënë se nuk do ta shiste yllin portugez as për 200 milionë euro.
Mesfushori i Real Betisit, do të takohet sonte me Real Madridin në kuadër të xhiros së 19-të në La Liga, duke filluar prej orës 20:45, transmeton Gazeta Express.

Carvalho është pyetur nëse Reali po vuan si pasojë e mungesës së golave të Ronaldos, ai u përgjigj kështu: “Pa dyshim, Cristiano nevojitet në çdo skuadër në botë, dhe në Real Madrid ata e vërejnë më shumë”.

“Mirëpo ai tani është mirë, është duke bërë mirë me Juventusin dhe do të shënojë shumë gola atje”.

“Nuk do e shisja atë për 100 milionë euro. As për 200 milionë nuk do e shisja”.

Ronaldo u largua nga “Bernabeu” gjatë verës së vitit të kaluar për 112 milionë euro, dhe tani është pjesë e “Zonjës së Vjetër” ku i ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 8 asistime në të gjitha garat. /Gazeta Express/

Të ngjashme