“Nuk doja të transferohesha në Barcelonë”

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 16:17 | Nga

Mesfushori spanjoll i Valencias, Dani Parejo ka treguar se nuk ka dëshiruar të transferohej në Barcelonë

Gjatë verës së kaluar thuhej se Barcelona e dëshironte Dani Parejon, i cili thotë se nuk ka qenë i interesuar për këtë transferim.

“Nuk doja të shkoja në Barcelonë. Nëse Barcelona e dëshiron një lojtar, ata e paguajnë klauzolën e tij dhe nëse lojtari dëshiron të largohet, atëherë e bën”, tha Parejo për Marca.

“Gjithnjë kam dashur të qëndrojë në Valencia, ku e kam kaluar shumicën e karrierës dhe u falënderohem për gjithçka”, tha ai në fund.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme