Nuk dorëzohet Braithwaite: “Do të bëhem golashënuesi më i mirë në La Liga”

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Braithwaite ka shumë besim në vetvete, ai nuk ka asnjë dyshim se do të triumfojë në Barcelonë

Sulmuesi i ri i Barcelonës, Martin Braithwaite, i transferuar në merkaton e janarit, beson se do të triumfojë në “Camp Nou”.

28 vjeçari, i cili u ble për 18 milionë euro si një alternativ e shpejtë për të dëmtuarit Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, nuk ka asnjë dyshim se do të jetë pjesë e Barçës edhe sezonin tjetër dhe do të bëhet një ndër golashënuesit më të mirë të klubit dhe La Ligës.

“Duhet të jem titullar në ekip dhe golashënues”, tha Braithwaite told DR.

“Kur luani për Barcelonën, keni shumë shanse, kështu që nuk ka asnjë dyshim që e shoh veten duke shënuar shumë gola që të bëhem një ndër golashënuesit më të mirë në ekip dhe La Liga. Për këtë jam këtu”.

“Duhet të punoj shumë dhe të besoj në vetvete. Kur punoni shumë, edhe do të shpërbleheni.

“Tani jam duke punuar shumë si asnjëherë më parë, kështu që do të shpërblehem.

“Ende nuk kam tregu se çfarë jam në gjendje të bëj. Ndjej se kam bërë mirë si për fillim, por e di që mund të bëj edhe më shumë”.

Ai ka bërë vetëm tri paraqitje me Barcelonën para se të ndërpritej futbolli, ndërsa ende nuk ia ka bere sefte. 

Të ngjashme