“Nuk dua që Neymari të shkojë në Madrid”

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 11:33 | Nga

Messi e ka përsëritur, nuk do që Neymari t’i bashkohet Real Madridit.

Neymar, që u transferua nga Barcelona te PSG-ja sezonin e ardhshëm për 222 milionë euro, lidhet me një kthim të mundshëm në Spanjë, por jo te Barça – Reali insiston për 26 vjeçarin.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, edhe njëherë e ka përsëritur se nuk do që ish shoku i skuadrës, Neymari, t’i bashkohet Real Madridit.

Messi do ta dëshironte sërish në Barcelonë, por e pranon se është pothuajse e pamundur.

“Nuk do të doja që Neymari t’i bashkohet Madridit. Do ta doja që ai të kthehej në Barcelonë, edhe pse e di se nuk do të ndodhë, ose është shumë e vështirë që të ndodhë, por do të ishte diçka fantastike”, deklaroi Messi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme