“Nuk e di nëse Messi do të rinovojë kontratën”

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Mestre, nuk është e sigurt nëse Lionel Messi do të rinovojë kontratën e tij në klubin katalunas.

Marrëveshja aktuale e yllit argjentinas përfundon në vitin 2021 dhe përfshin një klauzolë që i lejon atij të largohet në fund të çdo sezoni.

“Nuk kam ide nëse ai do të rinovojë”, ka thënë fillimisht Mestre për mediumet Cope dhe Radio Marca për situatën e Messit.

“Babai i tij po negocion rinovimin. Unë gjithmonë respektoj kontaktin me lojtarët”.

“Kam ndërhyrë vetëm kur ishte momenti për të biseduar”.

Messi është akuzuar se ka shumë ndikim në nënshkrimet e reja dhe Mestre zbuloi se kë kërkoi kapiteni verën e kaluar.

“Messi i kërkoi direkt Josep Maria Bartomeut kthimin e Neymarit, por ai nuk bëri presion ndaj tij”, përfundoi ish numri dy i Barcelonës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme