Nuk e do vetëm Roma, tri oferta tjera për Adnan Januzajn

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Nicolo Zaniolos është dëmtuar dhe kjo ka bërë që Roma të futet në këtë afat kalimtar, duke i bërë ofertë edhe Adnan Januzajt.

Shqiptari 24-vjeçari aktivizohet në të dy krahët e sulmit dhe ka një kontratë deri në vitin 2022 me Real Sociedadin.

Lojtari është një nga të preferuarit e romakëve, por gara për shërbimet e tij nuk është e lehtë.

Mundo Deportivo shkruan se Januzaj ka edhe tre oferta të tjera përveç Romës, pasi për lojtarin e kombëtares belge interesohen edhe dy skuadra të tjerë të Serie A dhe një nga Liga Premier.

Januzaj nuk është aktivizuar shumë këtë sezon me ekipin bask dhe largimi nga kampionati spanjoll është i mundshëm, teksa e ardhmja e tij është e ndarë mes Italisë dhe Anglisë.

Dier – Januzaj (Getty Images)

Januzaj më parë ka luajtur edhe për Manchester United dhe Borussia Dortmund.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme