“Nuk është aspak çudi nëse Ronaldo largohet nga Juventusi”

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Juventusi zhvilloi një pjesë të dytë fantastike kundër Lazios, ekip që e mposhti 3-1.

Tani është radha e Champions League dhe djemtë e Andrea Pirlos kanë detyrimin për të përmbysur humbjen 2-1 në fushën e Portos.

Sonte luhet sfida e kthimit në Torino dhe fitorja është alternativa e vetme që bardhezinjtë të kualifikohen në çerekfinale.

Antonio Cassano ka analizuar kampionët e Italisë për Bobo TV, teksa ndalet edhe te CR7.

“Juvja ishte dobët në pjesën e parë kundër Lazios, por shkëlqeu në 45 minutat e dyta. Luajtën me intensitet, sulmuan dhe mbrojtën të gjithë bashkë. Pirlo po kërkon formacionin e duhur, ky është shkaku pse po bën shumë ndryshime. Formacioni kundër Lazios ishte i përbërë nga lojtarë që luftojnë deri në vdekje kur humbasin topin. Jam i paqartë nëse do të hedhin hapin e duhur në Champions, Porto është një skuadër ndryshe, kanë personalitet, por ky Juventus më pëlqen”.

“Ronaldo shënon gol çdo ndeshje, por ai e ndihmon pak ekipin në mbrojtje, luan pak për skuadrën. Nuk do të çuditesha nëse Cristiano do të largohej, Juventusi mund të hapë një cikël të ri, por duhet të ndryshojë shumë lojtarë“, theksoi Cassano.


Të ngjashme