Nuk gabon Napoli, rimerr kreun në Serie A

Prishtinë | 18 Shk 2018 | 17:05 | Nga

Napoli ka rrëmbyer kreun në Serie A, pas fitores së ngushtë në shtëpi prej 1-0 kundër Spalit.

Napolit i ka mjaftuar një gol kundër Spalit për të marrë pikët e plota dhe për të rrëmbyer sërish kreun në Serie A, raporton Gazeta Express.

Allan ishte heroi i ndeshjes duke realizuar golin e vetëm dhe të fitores që në minutën e gjashtë të takimit. Për më shumë se 80 minuta nuk pati më gola, pavarësisht rasteve nga dyja anët.

Napoli tani ka grumbulluar 66 pikë, duke lënë prapa Juventusin me 65 – që fitoi derbin kundër Torinos me rezultat po ashtu minimal, 1-0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme