“Nuk jam palaço”, zbulohet arsyeja pse Allegri refuzoi Real Madridin

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Masimiliano Allegri arriti sukses në Juventus dhe mund të jetë një opsion nëse Andrea Pirlo shkarkohet pas eliminimit të fundit të skuadrës italiane para kohe në Ligën e Kampionëve, por Allegri mund të kishte përfunduar në Real Madrid.

Ai nuk ka punuar si trajner që kur u largua nga Juventusi dy vjet më parë, por kjo nuk ka qenë për mungesë ofertash.

Sipas mikut të tij të ngushtë Giovanni Galeone, Allegri refuzoi Real Madridin pasi gjithashtu iu ofruan punë Chelsea dhe Arsenal.

“Arsyeja është e thjeshtë. Për shkak të disa problemeve serioze familjare, ai duhej t’i thoshte ‘jo’ disa klubeve të mëdha”, ka thënë fillimisht Galeone në Radio Kiss Kiss.

“Ai i tha ‘jo’ Chelseat, Arsenalit dhe Real Madridit. Ai gjithashtu refuzoi PSG-në”.

“Ai e refuzoi Real Madridin sepse më parë kishte refuzuar klubet e tjera që përmenda”.

“E pyeta se si mund ta refuzosh një klub kaq të madh? dhe përgjigja e tij më befasoi”.

“Ai më tha: Unë nuk jam një palaço, kështu që nëse them se nuk mund të trajnoj klubet e tjera, atëherë nuk mund të pranoj një ofertë tjetër vetëm 10 ditë më vonë”.

“Ai është një njeri i ndershëm, një zotëri dhe një profesionist. Tani ai është gati të kthehet dhe dëshiron të jetë në një klub të madh”, përfundoi miku i Allegrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme