Nuk janë të kënaqur me Padellin, Interi rikthen në skuadër një ish-portier të vet

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Lëndimi i Samir Handanovicit ka prishur qetësinë te Interi.

Portieri slloven pritet t’i mungojë për një kohë Interit dhe kjo gjë po e shqetëson trajnerin Antonio Conte.

Daniele Padello ka qenë titullar për Neroazzurët në dy takimet e fundit ndaj Udineses dhe Milanit, por te Interi nuk janë të kënaqur me të.

Conte nuk i beson shumë as portierit të tretë Tommaso Berni dhe ka kërkuar nga Marota të gjejë një zgjidhje tjetër.

Mediat italiane kanë raportuar se drejtori sportiv i Interit, ka arritur marrëveshje me portierin italian Emiliano Viviano.

34-vjeçari është pa klub që nga shtatori i vitit të kaluar dhe ka drejtë t’i bashkohet menjëherë Neroazzurëve.

Zyrtarizimi i Vivianos te Interi pritet të bëhet gjatë orëve të ardhshme, gjithnjë sipas medieve italiane.

Viviano nuk është i panjohur për zikaltërtit, pasi ai edhe më parë ka qenë pjesë e tyre, transmeton telegrafi.

Italiani ishte pjesë e Interit nga viti 2009 deri në vitin 2012, por pa luajtur në asnjë ndeshje zyrtare dhe qëndroi gjatë këtyre viteve si huazim për tu shitur pastaj përfundimisht te Palermo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme