“Nuk ka favorit në ndeshjen Itali-Spanjë”

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Leonardo Bonucci ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen Itali-Spanjë dhe ka mbrojtur Ciro Immobilen duke thënë “Kënaqësia lehtëson dhimbjen”.

Sulmuesi i Lazio kishte nxitur reagime të premten kur ai u rrëzua brenda zonës së Belgjikës, por ai u ngrit menjëherë kur shikoi që Nicolo Barella ka shënuar golin e parë të Azzurri në Euro 2020 në çerekfinale.

“Ai preku pak gjurin e tij dhe pastaj, kënaqësia lehtëson dhimbjen. Ciro është njeri i drejtë, këto gjëra mund të ndodhin në fushë, edhe ne bëmë humor psak më të”, tha Bonucci në konferencën për shtyp.

Azurri përballen me Spanjën në gjysmëfinale të Euro 2020 nesër në stadiumin Wembley të Londrës, ku ndeshja fillon në ora 21:00.

“Nuk ka favorit, ne duhet të harrojmë atë që kemi arritur deri me sot. Luis Enrique ka ide të qarta, Spanjë është kritikuar, por ai gjithmonë ka mbrojtur skuadrën”, tha mbrojtësi italian.

“Spanjë ka traditë dhe ata po përmirësohen gjatë garës. Ne i respektojmë ata dhe ne e dimë që duhet të mbrohemi mirë, të shikojmë vrapimet e tyre sidomos në zonë dhe rreth saj. Ne ishim shumë të lodhur kur u përballem me ta në finalen e euro 2012, ne hymë në ndeshje me bateri të harxhuara dhe rezultati ishte pasojë e kësaj”.

“Më 2016, ishte ndryshe, ne e dinim që mund të krijojmë probleme për ta, nesër do të jetë një ndeshje ndryshe, ata kanë kualitet të mirë në sulm dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ata kanë një skuadër të bashkuar, kanë mentalitet të fortë dhe kjo nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Ne duhet që t’i bëjmë krenar italianët dhe të arrimë në finale edhe për Spinazzola, edhe atij ia kemi borxh këtë”, transmeton GazetaExpress.  

Mbrojtësi i romes u lëndua në thembrën e Akilit kundër Belgjikës të premten dhe i është nënshtruar operimit në Finlandë sot. Ai do të jetë jashtë aksionit për gjashtë muaj. Bonucci do të jetë partner i Giorgio Chiellinit në zemrën e mbrojtjes se Italisë nesër dhe ai do ta këtë kundërshtar, më shumë siguri, kolegun e ekipit Alvaro Morata.

Spanjolli ka treguar se ai ka marrë kërcënime dhe fyerje ndaj tij dhe familjes pasi që ai humbi shumë mundësi shënimi në ndeshjen debutuese të tij në këtë Euro 2020 kundër Polonisë.

“Alvaro është shoku i imë, ne gjithmonë shoqërohemi së bashku në Torino. Ai është një djalë i mirë dhe një sulmues i shkëlqyer. Me vjen keq për atë që i ka ndodhur, e di çfarë do të thotë kjo! Unë jam me fat që luaj kundër Alvaros në klubin tim dhe ne kemi nevojë që të jemi të kujdesshëm kundër tij nesër”.

“Morata dhe Lukaku janë dy sulmues të mëdhenj, por ata kanë karakteristika të ndryshme. Ju përballeni me sulmuesit më të mirë në botë e që zakonisht janë në këto faza”, ka shtuar Bonucci.

“Chiellini dhe unë e njohim njëri-tjetrin mirë, ne nuk kemi luajtur së bashku për disa sezone për shkak të disa lëndimeve. Ne gjithmonë japim më të mirën në çdo ndeshje”, ka konkluduar Bonucci. 

Të ngjashme