“Nuk kishim as shansin më të vogël” – Simeone këmbëngul se Atletico nuk provoi transferimin e Messit

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka mohuar raportet se klubi i tij ishte në garë për të nënshkruar me Lionel Messin, duke pranuar se ata kurrë nuk kishin shpresë për të transferuar bashkatdhetarin e tij nga Barcelona.

Ndërsa Messi është ribashkuar me një të sulm të frikshëm në Paris Saint-Germain së bashku me ish-bashkëlojtarin e tij Neymar, kishte spekulime se Luis Suarez mund të ishte ai që rreshtohej përkrah tij për sezonin 2021/22.

Megjithatë, Simeone derdhi ujë të ftohtë mbi ato thashetheme dhe pohoi se nuk kishte asnjë kontakt midis punëdhënësve të tij dhe yllit argjentinas.

“Ju mund të shihni se situata e Barcelonës shkaktoi këtë largim dhe se ishte e madhe për ligën tonë për shkak të pozitës që ka Messi në La Liga dhe në Barcelonë”, ka thënë fillimisht Simeone në konferencë shtypi.

“Është e qartë se ne nuk po flisnim me të dhe nuk kishim as shansin më të vogël për ta marrë atë”.

La Liga tani është pa Messin dhe Cristiano Ronaldon, dy figura që kanë simbolizuar kampionatin spanjoll gjatë dekadës e gjysmë të fundit.

Por, Simeone beson se ka jetë edhe pas yjeve të mëdhenj, duke treguar Ligën Premier si rastin që tregon se bota nuk ka pse të ndalet vetëm sepse pretendentët shumëvjeçarë të Topit të Artë janë diku tjetër.

“Unë e kuptoj që as në ligën angleze, Messi dhe Ronaldo nuk janë aty dhe është një nga ligat më të mëdha në botë”.

“Do të jetë konkurrueshmëria dhe rritja e çdo skuadre, pa Messin dhe Ronaldon, ajo që e bën këtë një ligë konkurruese, ashtu si në Angli e cila nuk ka asnjë nga dyshja e përfolur”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi

Të ngjashme