Nuk mori ftesë nga Kosova, Liridon Krasniqi merr pasaportën e Malajzisë

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Ylli kosovar i futbollit, Liridon Krasniqi, nuk do të pres më për një ftesë nga Kombëtarja e Kosovës.

Tash e sa vite pjesë e Superligës së Malajzisë, Liridon Krasniqi ka bërë një emër të madh në futbollin e Malajzisë, duke regjistruar paraqitje mjaft të mira, por asnjëherë të vlerësuara mjaftueshëm nga selektorët e Kosovës.

Së fundmi, lojtari 28 vjeçar i Jehor DT, është pajisur me pasaportën e Malajzisë, dhe pritet ta përfaqësoj Malajzinë në nivel kombëtaresh, përcjell lajmi.net.

Lajmin për pajisjen me pasaportën malajziase e ka bërë të ditur vet lojtari, përmes llogarisë së tij në rrjetin social ‘Instagram’.

Liridon Krasniqi ishte pyetur edhe më parë nëse do të përfaqësonte Malajzinë, dhe qysh moti ishte shprehur i gatshëm ta bënte një gjë të tillë.

Lojtari ka qenë në pritje të mundësisë për pasaportën, pasi atij i është dashur të kalojë pesë vite në Malajzi, për të pasur të drejtën të marrë pasaportën, dhe ta përfaqësojë atë vend në garat e FIFA.

Mbetet të shihet nëse lojtari do të marrë ftesën nga Kombëtarja malajziase. Kujtojmë se Krasniqi ka prejardhje nga Gërmova e Vitisë.

Të ngjashme