“Nuk mund të shoh që Xhaka të jetë kapiteni i skuadrës time”

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Manchester Unitedit, Patrice Evra ka zbuluar se ish sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry ka refuzuar ta shoh klubin e vjetër shkaku që mesfushori Granit Xhaka ishte kapiten.

Shqiptari nuk është duke kaluar në kohë të mirë të “Topçinjtë”, derisa sonte (e diele) u ndëshkua më të kuq në humbjen ndaj Burnley.

Evra duke biseduar me Sky Sports, zbuloi se Henry e kishte ftuar në shtëpi për të shikuar Arsenalin, por kur e pa se Xhaka ishte kapiten e ndali TV-në.

‘’Thierry Henry një ditë më ftojë në shtëpinë e tij, ai më tha ‘Do shohim ndeshjen e Arsenalit’”.

“Pamja e parë që pamë ishte Xhaka si kapiten. Thierry Henry ndali TV-në dhe më tha ‘Nuk mund të shoh që Xhaka të jetë kapiteni i skuadrës time’”, tha legjenda e “Djajve të Kuq”

Në rast se kjo është e vërtetë, atëherë është shokuese duke marrë parasysh që Henry vazhdon të përkrah “Topçinjtë”.

Të ngjashme