Nuk respektoi rregullat, Dortmund lë jashtë talentin e skuadrës

Prishtinë | 19 Tet 2019 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht rëndësisë që ka në fushën e lojës, klubet gjermane veprojnë me dorë të hekurt ndaj futbollistëve që thyejnë rregullat e vendosura prej tyre.

Kjo i ka ndodhur së fundmi dhe lojtarit më të mirë të Dortmund, Jadon Sanchos.

19 vjeçari u kthye me vonesë nga grumbullimi me kombëtaren e anglisë, dhe për këtë arsye klubi i Dortmund vendosi që ta lërë jashtë për ndeshjen e sotme ndaj Borusia Monchengladbach, shkruan syri.net.

Kështu, “verdhezinjtë” iu ka dhënë një mesazh edhe pjesës tjetër të lojtarëve se rregullat duhen respektuar dhe se asnjë nuk është i privilegjuar.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme