Numërimi mbrapsht ka filluar – nesër ndeshja e parë e Botërorit

Prishtinë | 19 Nën 2022 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Pritjes tashmë po i vjen fundi, Kampionati Botëror vetëm sa nuk e ka hapur siparin. E diela do të jetë dita kur luhet ndeshja e parë e turneut më prestigjioz në nivel kombëtaresh.

Katari, organizatori i eventit, do ta presë Ekuadorin, më fillim nga ora 17:00.

Vendasit mund të favorizohen për një nuancë, për faktin e faktorit “vendas”, gjithsesi mund të cilësohet si përballje e paparashikueshme në aspektin e rezultatit.

Përballja do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Të ngjashme