Numrat prapa krizës së Mourinhos te Roma

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Roma e Jose Mourinhose ka humbur ndeshjen e dytë radhazi në Serie A, ndërsa ka grumbulluar vetëm katër pikë në pese takimet e fundit.

Giallorossët pozicionohen në vend të pestë në tabelë, me tri pikë më pak se Atalanta që ndodhet një pozitë më lart.

Strategu portugez pati një fillim të shkëlqyer të sezonit duke i marrë gjashtë fitore në shtatë sfidat e para në të gjitha garat.

Mirëpo, gjërat ndryshuan që nga humbja nga Lazio në Derby della Capitale që u zhvillua më 19 shtator.

Ata reaguan duke fituar ndaj Zorya në Ligën e Konferencës dhe ndaj Empolit në Serie A, mirëpo kanë arkëtuar vetëm katër pikë që nga pushim i tetorit (për ndeshjet e përfaqësueseve).

Roma pësoi humbje nga Juventusi, Milani dhe Venezia, ndërsa humbja nga Rossonerët ishte humbja e parë në shtëpi për Mourinhon në gjithë karrierën e tij në Serie A.

Në këtë periudhë, Giallorossët kanë fituar vetëm ndaj Cagliarit që ndodhet në krizë dhe morën një barazim ndaj Napolit.

Të ngjashme