Nunes në histori të UFC-së

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Amanda Nunesi është futur në histori të serisë UFC, me triumfin të shtunën mbrëma në Las Vegas ndaj kanadezes Felicia Spencer.

Brazilianja ka triumfuar me vendim unanim të jurisë, ndërsa është bërë luftëtarja e parë që ka mbrojtur me sukses titujt në dy kategori të ndryshme. Tre anëtarët e jurisë vlerësuan luftën me rezultatin 50:44, 50:44 dhe 50:45 në favor të Nunesit.

“Kur ajo më dha goditjen e parë, unë e dija se kurrë nuk do të mund të më nokautonte. Unë desha të luftoja për pesë raunde. Ishte me rëndësi të luftoja pesë raunde. Unë jam lodhur duke dëgjuar fjalët, ‘Amanda nuk mund të luftojë pesë raunde’. Ndaloni të gjithë. Unë luftova pesë raunde me më të fortën e kësaj kategorie dhe nuk jam lodhur”, ka thënë Nunes, njofton BBC.

Përballja ishte për titullin e peshës pendël në UFC. Këtë titull Nunes e kishte fituar në dhjetor të vitit 2018, duke e shkatërruar në raundin e parë Cristiane “Cyborg” Justinon. Pasi e fitoi titullin e UFC-së, Nunes u kthye në peshën bantam dhe e mbrojti dy herë titullin në këtë peshë

Nunes ka çimentuar vendin e saj si luftëtarja më e madhe në histori të UFC-së. Mbrëmja UFC 250 në Las Vegas u mbajt pa shikues.

Të ngjashme