Nuno Espirito Santo, njëri prej trajnerëve më të mirë të Evropës

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Nuno Espirito Santo pëlqen që lojtarët e tij të kenë një sy të mprehtë dhe të jenë në gjendje të godasin objektivin, por jo vetëm para portës, pasi trajneri i Wolverhamptonit vlerëson saktësinë.

Një nga faktorët që i ka mundësuar ish-portierit 46-vjeçar të çojë skuadrën e tij në vendin e gjashtë në Premier League janë përqendrimi në moralin e skuadrës dhe lidhja.

Që nga fillimi i karrierës së tij stërvitore, portugezi e ka vendosur theks të madh mprehtësinë tek ekipi i tij dhe të gjitha këto fillojnë me paintball.

Pasi e përfundoi karrierën aktive në vitin 2010 te Porto, trajnerit rishtar iu dha shansi i tij i parë në Rio Ave, një klub që synonte mbetjen në elitën e futbollit portugez. Për t’i shkundur gjërat, ai krijoi një ekip të ri dhe dinamik në stërvitje, transmeton KOHA.

Ahmed ‘Kouka’ Ahmed ishte në sezonin e tij të parë si profesionist në Rio Ave, kur arriti Nuno. Ai ishte pjesë e një skuadre që përfshinte lojtarë, si Jan Oblak dhe Ederson, që tani bëjnë karrierë tek Atletico Madridi, përkatësisht Manchester City dhe vlerësohen si dy nga portierët më të mirë në botë.

“Ne shpesh shkonim si ekip në paintball dhe forconim lidhjen ndërmjet vete”, kujton sulmuesi i Olympiacosit dhe Egjiptit, Ahmed. “Ishte pak e rrezikshme, por argëtuese, sepse kjo lojë e bashkoi grupin. Pas ndeshjeve dhe stërvitjeve, ekipi e kalonte kohën së bashku dhe kjo ishte shumë e rëndësishme, pasi u krijua një atmosferë e mirë që në fund dha rezultate të mira”.

Në fakt, gjuajtja e lojtarëve mes vete me plumba me ngjyrë është konflikti i vetëm që Nuno do të lejojë në skuadrën e tij.

Kjo ka pasur theks të veçantë në krijimin e një grupi të vogël lojtarësh të unifikuar për të përbërë ekipin e parë në secilin klub që Nuno e ka menaxhuar, duke nisur nga Rio Ave, vazhduar te Valencia e Porto dhe tani te Wolverhapmtoni.

Wolvesi këtë edicion ka përdorur vetëm 20 futbollistë në Premier League këtë edicion, duke befasuar më shumë edhe me suksesin në Ligën e Evropës, garë në të cilën startuan në muajin korrik.

Vetëdija e tij për rëndësinë e mbajtjes së të gjithë të përfshirë në ekip, është si pasojë e përvojës që Nuno e kishte si lojtar.

Të ngjashme