Nuri Seferi krenar megjithë humbjen ndaj Charrit

Prishtinë | 18 Sht 2016 | 15:02 | Nga

Boksieri Nuri Seferi i është drejtuar opinionit pas humbjen së mbrëmshme nga Manuel Charr.

“Përshëndetje të dashur miq. Me lejoni të ju falënderoj të gjithë juve për mbështetjen e fuqishme që ma dhuruat gjatë gjithë ndeshjes dhe për mesazhet e shumta që me keni dërguar”, ka shkruar Seferi.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe ka treguar për kushtet e meçit.

“Edhe përkundër asaj që unë mora ofertën disa ditë para ndeshjes, pranova të boksoj me Manuel Charr, një emër shumë i njohur i boksit botëror, të cilin mbrëmë arrita t’i rezistoj 10 runde radhazi ku në fund humba me vendim unanim të gjyqtarëve”, shton më tej Seferi.

“Ju që me besuat jam krenar që nuk u zhgënjeva ku tregova kualitetin tim, dhe për tu treguar të gjithëve qe ato 21 fitore nuk kanë ardhur vetë por i kam fituar me mund dhe me djersë”, ka përfunduar boksieri shqiptar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme