“O Zot, unë s’jam këlyshi yt” – Klopp shpërthen ndaj gazetarit pas humbjes së Liverpoolit

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se vendimet e gjyqtarit, të cilat i quajti të gabuara, i kushtuan skuadrës së tij me disfatë 3:2 kundër West Hamit të dielën.

West Hami kaloi në epërsi falë një autogoli nga portieri Alisson, i cili u ankua se ishte faulluar nga Angelo Ogbonna gjatë duelit për top në një rivënie këndore, raporton Gazeta Express.

Ky rast u rishikua në VAR, por goli u pranua dhe çekanët i siguruan tri pikë të plota pasi Pablo Fornals dhe Kurt Zouma shënuan në pjesën e dytë.

Ndërsa golat nga Trent Alexander-Arnold dhe Divock Origi s’i mjaftuan Liverpoolit për ta shmangur humbjen e parë këtë sezon në Premierligë.

Kloppi u ankua pas ndeshjes së goli i parë ishte çast vendimtar për ekipin e tij dhe u ndje u zhgënjyer nga gjyqtari.

“Goli dhe disa raste duhej të gjykoheshin ndryshe. Të flasim për ndeshjen, së pari atë shënuan duke e faulluar portierin tonë, dora e kundërshtarit është në dorën e Alissonit, pra si mund ai ta kapë topin? Nuk ka kuptim kjo”, tha Klopp pas ndeshjes.

Klopp u ankua po ashtu se Aarn Cresswell nuk u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër në Jordan Hendersonin.

“Aaron Cresswell bëri ndërhyrje të pakujdesshme në Jordan Hendersonin. Këto janë dy raste që e ndikuan ndeshjen, por West Hami s’i mori këto vendime dhe e fitoi ndeshjen”, theksoi ai.

I pyetur nga BBC Radio 5 nëse lojtari i West Hamit duhej të përjashtohej nga loja, Klopp shpërtheu: ‘O Zot, unë nuk jam këlyshi yt. Fatmirësisht, ky është mendimi juaj. Shumë mirë”

Të ngjashme