Obiliqi i jep FFK-së kompleksin në shfrytëzim, do investohen 3 milionë euro

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 12:27 | Nga

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të mbajtur sot, ndër pikat e rendit të ditës, ka qenë edhe kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës, për dhënien në shfrytëzim për 25 vite të kompleksit sportiv “Agron Rama”, FFK-së.

Me 19 vota për dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit Komunal miratuan këtë kërkesë e cila do t’i hapë rrugë investimeve fillestare në vlerë prej 3 milion euro.

Pas aprovimit të kësaj kërkese, kryetari i komunës, Xhafer Gashi, u shpreh i kënaqur me këtë vendim të Kuvendit Komunal dhe me investimin e UEFA-së që do të bëhet në këtë kompleks sportiv, veçanërisht e falenderoi kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri shtytjen që i ka dhënë këtij investimi kaq të rëndësishëm.

Edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri që ishte i pranishëm në seancën e kuvendit, u nda i kënaqur me këtë vendim, njëkohësisht e falenderoi Kryetarin e Komunës për angazhimin e tij të vazhdueshëm në tërheqjen e këtij investimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme