Objektivi kryesor i Arsenalit është N’Zonzi

Prishtinë | 03 Qer 2018 | 10:44 | Nga

Skuadra angleze Arsenal ka bërë ndryshime për edicionin e ri.

Pas largimit të trajnerit francez Arsene Wenger, në krye të skuadrës është emëruar Unay Emery.

Me ardhjen e spanjollit pritet të vijnë edhe futbollistë të rinj në skuadër që trajneri i ri ka në plane.

Kësisoj mediat angleze kanë raportuar se Emery u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron transferimin e francezit Steven N’Zonzi.

Emery ka punuar së bashku me N’Zonzin te Sevilla tri vite më parë dhe kërkon të ribashkohet me të në Londër.

Reprezentuesi francez mund të largohet nga Sevilla vetëm nëse vije një ofertë mbi 30 milionë euro.

N’Zonzi ka kontratë me klubin andaluzian deri në qershor të vitit 2020, ndërsa Arsenal po synon ta kryej këtë transferim para fillimit të Kampionatit Botëror.

Në rast transferimi te Topçinjtë, për N’Zonzin do të ishte një rikthim në Angli pasi më parë ka luajtur për Blackburn Rovers dhe Stoke City.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme