Odegaard dëshmon se është i gatshëm të lërë gjurmë në La Liga

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Martin Odegaard ende i përket Real Madridit, klub që e bleu si 16-vjeçar në vitin 2015, por ai është i huazuar dhe nëse muaji i parë i këtij stinori është indikacion për të ardhmen, atëherë nuk ka dyshim se ai do të rikthehet në “Santiago Bernabeu” së shpejti.

Dallimi mes të riut që iu bashkua Realit nga Stromsgodseti dhe që u zhvillua më pas te Heerenveeni e Vitesse në Holandë, nuk mund të jetë më i madh. Si 16-vjeçar ai duket si një numër 10 i shkathët dhe me manovra e gjuajtje të mira, por jo një lojtar që mund t’ia dilte te Real Madridi, shkruan sot Koha Ditore.

Tash ai duket si një mesfushor i kompletuar. Mund të bëjë pasime perfekte siç bëri të enjten mbrëma në fitoren e Real Sociedadit ndaj Alavesit, por edhe vrapon gjithmonë, është i fortë, inteligjent dhe duket i lumtur si numër 10, por edhe në krah ku luan te Norvegjia apo edhe në qendër të mesfushës.

Ai ka një marrëveshje dyvjeçare të huazimit me Real Sociedadin dhe ka blerë një shtëpi në këtë regjion. Ky përkushtim e ka bërë atë shumë të popullarizuar, por janë paraqitjet e tij që kanë bërë tifozët e klubit bask të besojnë se mund të sigurojnë edhe një vend në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm, nën udhëheqjen e mesfushorit. Real Sociedadi ka nisur shumë mirë dhe është në vend të dytë pas gjashtë xhirove, vetëm një pikë prapa liderit Real Madrid.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme