Odegaard flet për situatën e tij tek Arsenali

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Martin Odegaard mund të mbetet tek Arsenali me kontratë të përhershme. Mesfushori norvegjez është i huazuar nga Real Madridi te “Topçinjtë” me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Vetë lojtari ka bërë të ditur se në fund të sezonit do vendoset për të ardhmen e tij. “Marrëveshja me Arsenalin është deri në fund të sezonit dhe do të shohim se çfarë do të ndodh. Jam mirë këtu dhe i lumtur që po luaj”, u shpreh Odegaard.

22-vjeçari këtë sezon me londinezët në tetë ndeshje në Premier League, ka shënuar një gol.

Të ngjashme