“Odegaard si Alonso, mund ta zëvendësojë Modricin”

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Martin Odegaard është pak a shumë si Xabi Alonso dhe shihet si zëvendësuesi i Luka Modric që në një të ardhme të afër do të largohet nga Santiago Bernabeu për shkak të moshës, thotë legjenda e Real Sociedad, Roberto Lopez Ufarte.

Sipas tij, Odegaard, nga i cili ka 5 vite që pritet të shpërthejë, meriton një vend në Real Madrid.

Ai këtë sezon po tregon se është lojtar me të ardhme, pasi ka kontribuar në 15 gola te Real Sociedad.

“Unë mendoj se ai kishte gjithçka të qartë dhe e dinte çfarë donte kur erdhi këtu: t’u tregojë njerëzve, të tregojë se ka shumë aftësi dhe se po pret që të lirohet një vend në Real Madrid. Kështu unë mendoj, por ndoshta në verën e ardhshme Modric largohet”, tha Ufarte.

“Ndoshta, siç ka thënë shumë herë, ai është këtu për të qëndruar dy vite. Ata mund ta lënë atë këtu, megjithatë i takon klubit që e paguan, i cili nuk është vetëm Real Sociedad por edhe Real Madridi”.

Odegaard po shkëlqen në La Liga me Sociedadin në sezonin 2019/20, të ndërprerë tani për shkak të COVID-19.

“Ai nuk i befasoi vetëm tifozët dhe stafin e Real Sociedad, por edhe njerëzit e Real Madridit dhe të gjithë Spanjën”.

“Nuk do të them se më kujton Xabi Alonson, i cili ndikoi shumë dhe ndryshoi gjërat në këtë klub, por ai ka shumë gjëra të ngjashme me atë dhe besoj se nuk është shumë larg Xabit”.

21 vjeçari ka bërë 28 paraqitje me Sociedadin sezonin 2019/20, ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 8 asiste. Ai shihet si e ardhmja e Madridit, gjithmonë nëse Zinedine Zidane ia jep rastin për të treguar vetën. 

Të ngjashme