Odegaard synon ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën me Arsenalin

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Odegaard synon ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën me Arsenalin

Norvegjezi është transferuar në klubin e kryeqytetit anglez në startin e tyre më të keq të sezonit, por ai shpreson që të fitojë shumë trofe me bardhë e kuqtë e Londrës në të ardhmen

Martin Odegaard ka për qëllim që ta ndryshojë të ardhmen e Arsenalit, pasi që synon që me këtë skuadër ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën.

Norvegjezi u transferua tërësisht në klubin e Londrës Veriore këtë verë pas një huazimi të suksesshëm në sezonin e kaluar nga Real Madridi, duke nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Ai arriti në klub në sezonin me startin me të keq në historinë e këtij klubi, me Topxhinjtë që janë në fund të tabelës pa asnjë pikë nga tri ndeshje – por 22 vjeçari ka theksuar se ka shpresa të mëdha për klubin kuq dhe bardh dhe të ardhmen e tij.

Të ngjashme