Oferta e Manchester Unitedit për Koulibalyn nuk e kënaq Napolin

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Manchester United ka ofruar 80 milionë euro për transferimin e Kalidou Koulibalyt, mirëpo Napoli kërkon 100 milionë, raporton Sky Sport Italia.

Mbrojtësi që po ashtu kërkohet edhe nga Liverpooli e Paris Saint-Germain, besohet se e preferon kalimin në Paris.

Mediumi italian bën të ditur se Manchester United ka ofruar 80 milionë euro për transferimin e mbrojtësit senegalez.

Sidoqoftë, The Partenopei ka kërkuar së paku 100 milionë euro që të lë mbrojtësin të largohet nga klubi.

Kjo nënkupton se Koulibaly ka pësuar rënie në vlerë, pasi presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka kërkuar verën e kaluar 120 milionë euro.

Manchester United nuk po heq dorë nga lojtari dhe po e kërkon transferimin e tij me ngulm. 

Të ngjashme