Oferta e re nga Real Madrid për transferimin e Pogbas

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.

Real Madrid mund t’i ofrojë Manchester Unitedit së paku një yll të madh në ofertë për transferimin e Paul Pogbas.

“The Sun” raporton se mesfushori francez dëshiron të largohet nga Old Trafford e po ashtu bashkëlojtarët nga “Red Devils” besojnë se karriera e tij në klub është duke shkuar drejt fundit, transmeton lajmi.ner.

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunaar Solskjaer është i gatshëm ta aprovojë shitjen e tij por vetëm nëse klubi merr një ofertë të konsiderueshme.

Në ndërkohë, Los Blancos janë të gatshëm të përfshijnë në ofertë një nga yjet si Luka Modric, Tonis Kroos dhe Isco.

Klubi nga Premierliga kërkon një pako prej më tepër se 120 milionë funte për shitjen e 26 vjeçarit.

Të ngjashme