Olivier Giroud e Milani afër marrëveshjes

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Olivier Giroud do të largohet nga Chelsea pas përfundimit të këtij edicioni.

Sulmuesi francez është jashtë kontratë në këtë verë dhe po kërkon një aventurë të re.

Sipas asaj që raporton La Gazetta dello Sport, Milani ka filluar kontaktet me fituesin e Kupës së Botës, për të realizuar transferimin.

Mediumi italian bën të ditur se bisedimet mes Rossonerëve dhe agjentit të francezit po shkojnë në rrugën e duhur.

Chelsea nuk është e interesuar që t’i vazhdojë kontratën Giroudit, dhe do ta lejojë largimin e tij si lojtar i lirë.

Milani beson se lojtari ka ende çfarë të ofrojë dhe do të ishte një opsion më i mirë se Mario Mandzukic.

Të ngjashme