‘Operacioni Mbappe’ – Real Madridi mendon transferimin e francezit në grumbullimin e 150 milionë eurove nga largimet e lojtarëve

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është duke u përgatitur që të grumbullojë mbi 150 milionë euro nga shitja e lojtarëve në fund të këtij sezoni për të financuar transferimin e Kylian Mbappes.

Sipas asaj që raporton AS, Gareth Bale, Dani Ceballos, Isco, Brahim Diaz, Marcelo dhe Luka Jovic, mund të shiten në verën e këtij viti për të realizuar ‘Operacioni Mbappe’.

Mbappe raportohet se fiton mbi 20 milionë euro te Paris Saint-Germain dhe për Los Blancos nuk është problem paga e tij.

Fituesi i Kupës së Botë ka kontratë me parisienët deri ën vitin 2022, derisa është në bisedime me klubin për të rinovuar atë.

PSG është nën presionin për t’i vazhduar kontratën 22-vjeçarit, mirëpo dëshira e tij nuk është sekrete tashmë që planifikon t’i bashkohet Real Madridit.

AS vazhdon më tej duke bërë të ditur se presidenti Florentino Perez ka kontakte shumë të mira me pronarët e klubit nga Katari, e bisedimet mund të realizohen në një rrugë më të lehtë.

Madje, në ofertën për Mbappen mund të ofrohen lojtarë dhe një shumë e parave për të realizuar operacionin që mund të thyejë rekordin e transferimeve.

PSG në anën tjetër është duke menduar transferimin e Lionel Messit si lojtar i lirë nga Barcelona dhe mund të lejojë talentin francez që të kalojë në Santiago Bernabeu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme