Operohet Andre Gomes, Evertoni pret rikthimin e tij

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Evertoni ka konfirmuar se futbollisti Andre Gomes i është nënshtruar një operimi në këmbën e thyer, pas lëndimit të rëndë që pësoi të dielën në përballjen me Tottenhamit në Premier Ligë.

Sipas klubit anglez, operimi ka shkuar shumë mirë.

Portugezi, që pësoi lëndimin e rëndë, do të qëndrojë për një kohë rikuperimi në spital, para rikthimit në klub për rehabilitim, nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të Evertonit.

Klubi po ashtu ka thënë se 26-vjeçari do të kryejë rikuperimin e plotë.Koha.Net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme