Operohet Andres Iniesta

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Vissel Kobe në J1 League në Japoni, Andres Iniesta, është operuar me sukses në kofshën e djathtë dhe si pasojë do të mungojë rreth katër muaj.

Legjenda e Spanjës dhe ish-ylli i Barcelonës kishte pësuar çarje muskulore në kofshe dhe u detyrua të operohej të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

Ai u operua me sukses në qytetin e Barcelonës nga doktori Ramon Cugat.

Iniesta është mirë dhe mezi pret ta fillojë fazën e riaftësimit për t’u kthyer në fushë.

“Operacioni ishte i suksesshëm dhe unë ndihem shumë mirë. Synimi im është të jem në gjendje të kthehet sa më shpejt që është e mundur dhe ta shijoj atë që e dua më së shumti”, ka thënë Iniesta.

Ai u lëndua në një ndeshje çerekfinale të Kobe kundër Suwon në AFC Champions.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme