Operohet me sukses Majlinda Kelmendi

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 13:58 | Nga

Xhudistja Majlinda Kelmendi është operuar me sukses dhe pa asnjë komplikim në ligamentin kryqëzor.

Xhudistja më e mirë në botë, sot ka përfunduar me sukses këtë operacion, pas një lëndime që kishte ardhur pas garës në Budapest, ku Majlinda pësoi humbje.

Këtë gjë e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka, i cili ka thënë që ky ishte lajmi më i mirë për ditëlindjen e tij.

Postimi i plotë i trajnerit KUka në faqen e tij në Facebook:

Për ditëlindjen time sot lajmi i mirë është që ajo që më ka ba krenar ka kalua operimin me sukses të plotë!
Doktor Florini të faleminderit ty nga zemra!
Sot Kampionja Olimpike dhe Xhudistja më e mirë e Planetit operoj Ligamentin Kryqëzor me sukses!
Ajo të cilës ju kam friguar gjatë garave ajo edhe kishte ndodh,Majlinda kishte pësuar lêndim gjatë garës në Budapest!
Disponimi i saj pas operimit është i mirë si në foto dhe dhashtë Zoti të tejkaloj sfidën me sukses dhe të rikuperohet sa më shpejt!
Rehabilitimin do e vazhdoj në Slloveni tek njeriu që edhe herën e parë e kishte rehabilituar për gara Mitja Bračič
Së bashku drejt Tokios që është caku final i Majlindës!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme