Orari dhe gjyqtarët e javës së 28-të në Ipko Superligën e Kosovës

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Java e 28-të në Ipko Superligën e Kosovës pritet të startojë ditën e premte (nesër) me një ndeshje që është në program për tu zhvilluar.

Tanimë Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe orarin e kësaj xhiro dhe gjyqtarët që do t’i gjykojnë gjashtë takimet në futbollin elitar të Kosovës.

Ndeshja e vetme ditën e premte që do të zhvillohet është ajo mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit.

Ndërkohë ditën e shtunë në program janë tri takime, Prishtina – Drenica, Feronikeli – Gjilani dhe Dukagjini – Ballkani.

Të dielën zhvillohet derbi i kësaj jave mes Llapit dhe Dritës si dhe takimi tjetër i rëndësishëm për mbijetesë Ferizaj – Trepça ’89.

Ky derbi do të gjykohet nga gjyqtari Selim Isufi me ndihmësit Granit Hyseni dhe Elvis Bicaj.

Të ngjashme