Orari i konferencave dhe stërvitjeve të Kosovës dhe Greqisë, para ndeshjes të së dielës

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar për  orarin e konferencave për media dhe ushtrimeve për ndeshjet ndërmjet Kosovës-Greqisë.

Sipas njoftimit përfaqësuesja e Greqisë do të ketë konferencë për media në ora 17:15, ndërsa ajo e Kosovës në ora 19:00.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar, më poshtë është orari i sotëm i konferencave dhe stërvitjeve të Kombëtareve në stadiumin “Fadil Vokrri”:

17:15 – Konferenca e Greqisë

18:00 – Stërvitja e Greqisë

19:00 – Konferenca e Kosovës

19:30 – Stërvitja e Kosovës

Në konferencë marrin pjesë vetëm gazetarët e akredituar për sallën e konferencës. Pamjet për mediat tjera dërgohen nga RTK.

Stërvitjet janë të hapura për media vetëm në 15 minutat e parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme