Orari i Kosovës në ndeshjet e shtatorit

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Fillimi i muajit shtator do të jetë koha kur Kombëtarja e Kosovës në futboll do të vazhdojë ciklin e radhës të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm në Katar.

“Dardanët” do t’i luajnë tri ndeshje kualifikuese, dy prej të cilave në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Fillimisht, Kosova do të udhëtojë për t’u përballur me Gjeorgjinë më datë 2 shtator me fillim nga ora 18:00.

Tri ditë më vonë, më 5 shtator Kosova e pret Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Kurse ndeshjen e fundit të shtatorit “Dardanët” e zhvillojnë po ashtu në “Fadil Vokrri. Më 8 shtator Kosova e pret fuqinë botërore, Spanjën me fillim nga ora 20:45.

Të ngjashme