Orari i ndeshjeve të javës së parë në IPKO Superligë

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Këtë fundjavë do të nis edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Edicioni 2019/20 i Superligës së Kosovës në futboll nis këtë fundjavë, dhe qysh në javën e parë do të ketë duele interesante.

Feronikeli futet këtë edicion me synimin për të ruajtur titullin e kampionit, dhe në përballjen e parë ndeshet me Drenicën, në derbin lokal, përcjell lajmi.net.

Duel interesant do të ketë edhe në kryeqytet, në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Prishtinës.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell orarin e plotë të javës së parë.

E shtunë, 17 gusht, në orën 17:00
Feronikeli-Drenica
Flamurtari-Prishtina
Llapi-Vushtrria

E diel, 18 gusht, në orën 17:00
Drita-Ferizaj
Trepça’89-Gjilani
Dukagjini-Ballkani 

Të ngjashme