Orët dhe ditët e ardhshme vendimtare, Seria A në pritje të vendimit të rëndësishëm

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Orët dhe ditët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme për futbollin italian dhe Seria A, që është në pritje të vlerësimeve të Komitetit Teknik Shkencor të Qeverisë për stërvitjen në grup të ekipeve, që mendohet të ndodhë në 18 maj. Megjithëse kjo nuk do të vendosë përfumndimisht për rifillimin e kampionatit.

Javën e ardhshme federata italiane e futbollit, qeveria Conte dhe Liga e Seria A do të mbajnë një takim, që me çdo kusht qartëson më shumë atë që do të ndodhë me futbollin. Gjithsesi që stërvitjet në grupe të nisin kërkohet rregullimi i dekretit të kryeministrit, i cili aktualisht është në përgatitje.

E përgjithshmja duket pozitive, por kërkohet ende zgjidhja e disa çështjeve, që siç është rasti i infektimit të një futbollisti. Me rregullat aktuale nëse një pjestar i një ekipi infektohet, duhet të izolohen të gjitha rastet e kontaktit, që mund të sjellin tërheqjen e një ekipi nga gara. Një tjetër problem ka të bëjë me atë që e kanë kaluar koronavirusin, pasi duhet të konfirmohet që nuk përbëjnë rrezik për të tjerët. Si rrjedhojë janë parashikuar analizat e testeve kardio-vaskulare, të cilat përjashtojnë çdo lloj rreziku të mundshëm.

Për Seria A gjithsesi ka ende shumë pikëpyetje përsa i përket organizimit. Prej javësh qarkullon ideja që ndeshjet të luhen në qendër dhe jug të Italisë, duke shmangur zonat me rrezikshmëri të lartë, por disa presidentë kanë dalë kundër dhe Liga e Seria A dukej e ftohtë për këtë ide. Rruga për rinisjen është ende e gjatë, por e sigurtë është se po bëhen përpjekje që topi në Seria A të rrotullohet sërish.

Të ngjashme